Shtatorja e Dëshmorit Safet Q. Rexhepi-Viti
Safet Rexhepi ka lindur më 15.03.1980 në Zhiti, ishte pjesë e luftës së Koshares, perderisa shumë luftëtarë e vlerësojnë si lufta në Koshare, Lufta më e përgjakshme e shekullit të fundit. Armiku jonë këtë luftë e ka vlerësuar ferri i quajtur Koshare (Pakao Koshare). Në këtë luftë së bashku më shokët e tij kishte ardhur edhe luftëtari Safet Qemal Rexhepi, një djalosh i buzëqeshur ,plot guxim e optimizëm në shpirt. Safeti ishte një luftëtar plot moral për luftë. Ushtrimet ushtarake më program të shkurtuar i kreu më përkushtim. Në luftë, në pozicion luftarak dhe në përleshje të armatosur Safeti ishte stabil, pati sulm më granata më helme luftarake për fat të keq një granatë kishte shpërthyer në afërsi të luftëtarit Safet Rexhepi. Për kundër aftësisë së tij për ta vendosur maskën shpejt. Safeti ishte helmuar rëndë të tjerët ishin prekur por më lehtë. Tereni u pastrua shpejt nga së frynte era për ballë nesh. Pasojat e helmimit dukeshin shumë vetëm të Safeti. Më urdhër të komandantit të batalionit të II. Safeti u dërgua në spital. Ai atje qëndrojë disa ditë por më e madhe së doza e helmit ishte ndjenja patriotike e luftëtarit Safet Rexhepi. Vendosi të lëshojë spitalin pa lejen e mjekut. U kthye përsëri në mesin e shokëve të luftës ende pa u shëruar. Në fillim menduam së ndoshta do të ndikonte mesi, shokët e tij plot entuziazëm në përmirësimin e shëndetit të tij. Por shumë shpejt u pa së gjendja e tij po keqësohej.
Më 02.Maj përsëri vendosem që Safeti të shkojë për disa ditë pushim në Papaj. Atje do të vlerësonin mjekët për veprimet e më tutjeshme. Safeti urdhrin kësaj herë e pranojë më përtesë. Në mëngjes të datës 06. në muajin maj, një granatë e armikut kishte shpërthyer në afërsi të tij. Safeti ishte plaguar rënd. Ai udhëtoj në amshim. Bashkë më dëshmoret tjerë zuri vendin në altarin e lirisë. Shkolla e fshatit Zhiti më krenari do të mbanë. emrin e dëshmorit Safet Rexhepi.
Ai vdiç më 07 Maj 1999 Koshare.
- Listing ID: 3864
- Viti i ndërtimit: 2020
- E ndërtuar nga: Komuna