Busti i Dëshmorit Idriz Seferi - Zhegër, Gjilan

 Bust

Ai ka dhënë një kontribut të çmuar edhe në likuidimin e bandave kaçake serbe, të cilat futeshin tinëz në trojet shqiptare dhe vrisnin gra e fëmijë, për të krijuar huti në mesin e shqiptarëve Flitet se në në Pasjan.
Figura e Idriz Seferit radhitet në mesin e luftëtarëve, që u bë i njohur qysh në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ndërsa prania e tij në frontet e luftës kundër pushtuesit shekullor turk, po ashtu edhe në Kuvende e Besëlidhje të kohës ka zgjatur deri në vdekjen e tij. Sipas të dhënave jo edhe aq të plota në tekstet e historisë së popullit shqiptar, mësojmë se Idriz Seferi duhet të ketë lindur në vitin 1847 në fshatin Sefer të Karadakut, me një grup malësorësh nga Karadaku dhe krahina e Gjilanit mori pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878, e cila në krye me Avdyl Frashrin, Ymer Prizrenin Sylejman Vokshin e shumë atdhetarë të tjerë nga të gjitha trojet e Shqipërisë së katër Vilajeteve, mori vendim për t’i ruajtur dhe për t i pavarësuar trojet shqiptare.
Idriz Seferi në tetor 1912, në krye të mijëra luftëtarëve shqiptarë luftoi kundër pushtuesve sllavë në rajonet e Bujanovcit, Gollakut, Llapit e Kumanovës, ku i shkaktoi humbje forcave të Aleancës së shenjtë Sllave, të cilën e udhëhiqte Cari i Rusisë dhe të krishterët e Evropës, përmes Serbisë. Idriz Seferi ka udhëhequr shumë çeta kryengritësish shqiptar në rajonin e Kosovës Lindore, në Karadak dhe në Anamoravë. Ai udhëhoqi çetat në luftë kundër zgjedhës serbomadhe në, vitet 1913-1915 dhe kundër pushtuesve bullgarë në vitet 1916-1918. Vazhdoi luftën për çlirimin kombëtar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare që kishin mbetur nën Mbretërinë serbe, kroate e Sllovene,

Në vitet e fundit të jetës, Idriz Seferi ka qenë i internuar disa herë në kampet e përqendrimit në Serbi së bashku me familjen. I lodhur, i dërrmuar dhe i pa kurrfarë ndihme, ai vdes në vitin 1927.

  • Listing ID: 1605
  • E ndërtuar nga: Fondacioni i Idriz Seferi