Busti i Dëshmorit Afrim Gashi - Hajvali, Prishtinë
Ky bust u ngrit në nderim të Dëshmorit Afrim Gashi i cili u lind më 26 dhjetor të vitit 1977 dhe ra herokisht më 3 gusht të vitit 1998.
Afrimi ishte sistemuar në pikën e quajtur “Gulinovi” në fshatin Llaushë, të Skënderajt.
Më 3 gusht të vitit 1998, Afrim Gashi së bashku me njësitin e komandantit Jetullah Geci, në afërsi të Manastirit serb të Deviçit papritmas hasin në forcat serbe. Pas një luftimi ballë për ballë dhe një rezistence shembullore disa orëshe të luftëtarëve të kësaj pike, Afrimi bie heroikisht në altarin e lirisë së Kosovës.
Bashkëluftëtarët nuk kishin arritur ta tërheqin trupin e tij, për shkak se forcat serbe kishin sulmuar pandërprerë.
Trupi i tij kishte mbetur për një kohë në vendin e rënies.
Në tetor të vitit 1998, me ndërhyrjen e forcave të OSBE-së trupi i Afrim Gashit ishte tërhequr nga vendi ku kishte rënë dhe me nderime ushtarake ishte varrosur në varrezat e fshatit Krushec më 10 tetor 1998. Ai ishte edhe dëshmori i parë i fshatit.
- Listing ID: 1958
- E ndërtuar nga: Komuna