Shtatorja e Dëshmorit Afrim Kalanica-Ferizaj

 Shtatore

Afrimi u ishte bashkuar forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia, gjatë viteve 2000.
Jeta edhe Rinia-Afrim Kalanica u lind me 18.01.1980 ne Fshatin Jezerc të Komunës së Ferizajit Republika e Kosovës. Ai u rrit dhe u bë burrë në malet e Jezercit, sepse atje mësohej për burrërinë e të qenurit shqiptar. Përveq natyrës ndikim te Afrimi kishte edhe Oda e Jezercit, Familja, shkolla dhe rrethi i gjerë. Me një fjal ai burrërohej me hapa të shpejtë, por te sigurt. Shkollen fillore e përfundoi në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” me sukses të shkelqyeshëm. Afrimi ishte nje djalosh i veqant, ku shihej urrejtja ndaj armikut shekullorë serbo-sllavë, por edhe dashuria e pa fund per ATDHE dhe LIRI. Me pas regjistroi shkollen e mesme Ekonomike në Ferizaj, të cilen e përfundoi me sukses të shkelqyeshëm.Per te vazhdue studimetne Universitet nuk i mbeti edhe kohë, sepse “kombanjat” e luftes se errrët serbo-fashiste bienin kudo në ish hapsirat e ish Jugosllavisë, pra edhe në Kosovë.
Afrimi njëkohsisht ishte rritë në kushte jo të mira ekonomike, sepse ai kishte edhe 4 vëllezër dhe dy motra, d.m.th ishin 7 fëmijë,ku ekzistenca e familjes ishte e varur nga shitja e ndonjë qerre me dru në qytetin e Ferizajit .
Ajo veprimtari ishte me plot rreziqe, ku për të shkue në qytet duhej kalue nëpër fshatin Nerodime, aty ku ishte instalue “paria” e qetnikëve e Beogradit. Pas një kohe rrugen e Mergimit e merr vëllau i tijë Rexhepi ,ku me vonë i bashkangjiten edhe dy vëllezërit tjerë,çka edhe ndikoi pak a shumë në mirëqenjen e familjes se Afrimit. Por brenga ma e madhe e tij tani ma ishte okupatori serbë. Me paraqitjen e UÇK-së Afrimi vullnetarisht i bashkangjitet radhëve të kësaj Ushtrie Çlirimtare, e cila ishte e vetmja shpresë per të jetue të lirë në vatrat tona. Gjatë aktivitetit të tije në luftë nga 1998 e deri në perfundimin e luftës me 1999 Afrimi ishte mjaft aktiv, dhe një ndër ushtarët më të dalluar të ZON (Zones Opereative te Nerodimes). Perfundimi i luftes ne Kosovë per Afrimin ishte fare i shkurtë sepse ai mendjen e kishte ne Maqedoni, te vëllezërit dhe motrat, që përjetonin një diskriminim e dhunë të hapur nga maqedonasit.
Betejat e para Afrimin e gjetën të rreshtuar në radhët e UCK-sè (Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare) në Sllupçan.
Atje Afrimi ishte i dashur për te gjithë , sidomos për popullatën civile shqiptare që e ndihmoi në të gjitha segmentet e jetës duke lëne edhe jetën e tijë rinore, për të jetue të tjerët ne liri .
Ai ra heroikisht në altarin e lirisë me 05.Mai.2001 ne Sllupçanin legjendar. Ra për të mos vdekë kurrë.

  • Listing ID: 1869
  • Viti i ndërtimit: 2001
  • E ndërtuar nga: Komuna