Kompleksi Memorial "Dëshmorët e Kombit" - Vrellë, Istog

 Kompleks Memorial

Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Vrellë të Istogut u ndërtua për nder të dëshmorëve të Komunës së Istogut. Kompleksi u ndërtua nga AMKMK-ja në vitin 2018. Kompleksi përmban varrezat e dëshmorëve, kullën-muze, amfiteatrin, Flakadanin e Lirisë, shtigjet e ecjes, gjelbërim, parkingje dhe objektin administrativ. Ky kompleks memorial vazhdon të mirëmbahet nga Agjencia.

  • Listing ID: 3164
  • Viti i ndërtimit: 2018-2022
  • Vlera e ndërtimit: 882,003.72 Euro.
  • E ndërtuar nga: AMKMK
  • Nr parcelës:: 00141-11