Vend i Rënies së Dëshmorit Pajazit Ahmeti ,,Paja,, - Gjilan
Pajazit Ahmeti, u lind më 7 Qershor të vitit 1971 në fshatin Zhegoc. Ndjenjat e tij fetare bënë që ai të përcaktohet për të kryer mësimet në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë, të cilën e kreu më sukses. Studimet nuk arriti t’i vazhdojë pasi që vitet e njohura 1989-1990 ishin vite të demonstratave për Pajazitin dhe bashkëmoshatarët e tij. Më 1990 u mobilizua dhunshëm në armatën jugosllave, në Mostar, prej nga arratiset pas pesë muajsh, duke mos dashur në asnjë mënyrë t’i shërbejë ushtrisë armike.
Një kohë u fsheh, por në Shtator 1994 u kap nga policia serbe dhe u burgos me ç’ rast u dërgua në Burgun Ushtarak të Nishit. Në këtë kohë vë kontakte edhe me Ahmet Isufin e Shemsi Sylën, të cilët bënin përpjekje për të organizuar Zonën Operative të Karadakut të UÇK-së. Pas këtyre kontakteve, shtëpitë e Pajazitit, Faikut dhe tërë lagja e tyre bëhen baza të forta të luftëtarëve të UÇK-së, që depërtonin nga zona në zonë. Luftëtarët e UÇK-së që duhej të kalonin nga Drenica e Neredimja për në Llap, Gollak, Me që ishte fillimi i ristrukturimit të Zonës Opoerative të Karadakut, të gjitha veprimet dhe koordinimi i aktiviteteve ndërlidhej pashmangshëm me Pajazit Ahmetin.
Më 15 prill 1999, në agun e tij fillojnë luftimet e ashpra në mes Forcave Çlirimtare të UÇK-së dhe makinerisë vrastare serbe që kishin mësyrë Malësinë heroike të Zhegocit nga të gjitha anët. Pas një lufte të ashpër, në distancë shumë të afërt dhe atë në një pritë të befasishme, bie edhe Pajazit Ahmeti, ndërsa Afrimi plagoset rëndë.
Pajaziti u varros afër vendit të rënies, ku sot ndodhet lapidari, që e skaliti me pushkën e tij të parë. U rivarros, më 17 shtator të vitit 1999 me nderime të larta ushtarake, në përcjellje të mijëra qytetarëve nga të gjitha anët e Kosovës në “Varrezat e Dëshmorëve të Kombit”, në Gjilan.
- Listing ID: 1630
- E ndërtuar nga: OVL e UÇK-se, Familja