Shtatore e Dëshmorëve: Sami e Shaban Ukshini- Zhegër, Gjilan

 Shtatore

Samiu, sugari i shtëpisë, si fëmijë ishte ndërgjegjësuar për fatin e të parëve të tij, duke u rritur në sofrën e varfër me bukën që babai, vëllezërit dhe të afërmit e tjerë e fitonin nga guri e druri. Ai ishte në mesin e demonstruesve në demostratat popullore kundër rianeksimit të Kosovës nga Serbia, në shkurt të vitit 1990 në fshatin Zhegër. Duke njohur historikun familjar të Ukshinajve, nga agjentura e UDB-së vazhduan pandërprerë të gjitha format e represionit e maltretimeve, duke u kërkuar armë, në aksionin e viteve 93-95, ku për disa herë u mor në plici vëllai i tij, Fazliu, ku u rrah e u maltretua. Pasi gjendja ekonomike e familjes, edhe ashtu e rëndë, po rëndohej edhe më, duke marrë parasysh dhe represionin e panderprerë të milicisë serbe, Samiu aty kah fundi i vitit 1998, vendos të shkojë me rrugë ilegale në Zvicër, me qëllim që t’i bëhej krah familjes shumanëtarëshe. Në Zvicër, përveç që punon punë të rënda fizike, ai menjëher aktivizohet në aktivitetet e mërgatës së mobilizuar për mbështetjen e luftës së UÇK-së. Pas dy viteve vendos të braktisë Zvicrën dhe të kthehet në shtëpi, për vetëm tri ditë, duke mos u çmallur as me familjen. U bashkohet radhëve të luftëtarëve të UÇPMB-së. Ishte ky fillimi i janarit 2001. Kjo bëri që ai të kyçet menjëherë në Njësinë Speciale të Brigadës 113 “Ibrahim Fejzullahu” të Zonës Operative të Preshevës, që në këtë kohë, bashkë me Komandën e ZOP-it, gjendej në fshatin Maxhere. Ndër betejat më të njohura të kësaj brigade, e që lidhen shumë me luftën e Samiut me shokë, janë Beteja e Shoshajës, zhvilluar prej 24 deri 28 janar 2001 dhe Beteja e Caravajkës, më 26 e 27 mars 2001 .

Shaban Ukshini – Komandant Terri, që në fillet e organizimit të ZOP-it, në tokat e familjës së vet në Kurexhaj, kishte hapur bunkerin për armët dhe municionet që i bartte me shokë, me të cilat do të flakëroj në në këto beteja. Samiu, së bashku me shokë, edhe pse në raport forcash, ekstremisht të pabarabarta me armikun, të rrethuar nga të gjitha anët, për dy ditë rresht, nuk lejuan në asnjë moment që forcat serbe të hyjnë në fashatin Rahovicë. Në këto luftime të ashpra plagoset rëndë Shaban Ukshini, e vritet Mitat Musliu.
Forcat serbe tashmë kishin përgatitur pritën dhe në vendin e quajtur te “Penda e Rahovicës”, pas një lufte të pabarabartë, më 14 maj 2001, bien heroikisht, katër luftëtarët e lirisë. Po atë ditë, me nderimet me të larta, me përcjellje të mijëra bashkëkombasve, e bashkëluftëtarëve, iu dha nderimi madhështor në ndarjen e fundit nga ta. Nderimi për ta do të jetë i përhershëm. Sot, Samiu, Shabani e Kastrioti, prehen të qetë në Alenë e Dëshmorëve të kombit në Gjilan, kurse Bardhyli në Varrezat e Dëshmorve në Preshevë.

  • Listing ID: 1617
  • Viti i ndërtimit: 2001