Shtatorja e Dëshmorit Adem Jashari - Skenderaj

 Shtatore

Adem Jashari lindi në ditën më të shënuar të historisë sonë kombëtare, më 28 nëntor, në datën e kthimit të Gjergi Kastriotit në Krujë dhe në datën tjetër të historisë, kur Ismail Qemali shpalosi në Vlorë flamurin e pavarësisë të Shqipërisë.
Ademi lindi në Prekaz, më 28 nëntortë vitit 1955, në dimrin që mbahet mend për acar dhe dhunë mizore që ndërmori regjimi jugosllav kundër shqiptarëve, më pretekst të kërkimit të armëve në mbarë Kosovën. Kjo ishte koha e aksionit famëkeq për çarmatosjen e shqiptarëve. Mësimet flliestare i mori në Skënderaj, ndërsa shkoilën e mesme teknike e mbaroi në Mitrovicë. Familja shumanëtarëshe e Shaban Murat fasharit ishte një familje me traditë të shëndoshë shqiptare. Të gjithë anëtarët e saj punonin në ngritjen e përbashkët të pasurisë familjare. Secili në punën e tij. Dikush në ara e në livadhe, dikush tjetër në punë, e dikush në mërgim. Shaban Jashari priste miq dhe u thoshte: Nuk kemi ku të shkojmë më tej. Kur sulmohet shtëpia, meshkujt, po besa edhe gratë, kanë për detyrë ta mbrojnë nderin e shtëpisë, sepse nderi i shtëpisë është edhe nderi i atdheut.
Shkurti i vitit 1998, dimër,acar,dëbor, luftëtarët e firisë po vinin nga Perëndimi. Komandant Adem Jashari kishte konsoliduar radhët. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte imponuar alternativën e luftës së armatosur.
Ademi, ashtu sikur edhe shumë të rinj liridashës të kohës, kishte edhe preokupime të veçanta, e donte dhe e çmonte armën rreth e përqark Fabrikës së Municionit në Skënderaj, më 3 dhe 4 mars, ishin dislokuar forca të shumta të artilerisë së rëndë. Po ashtu, policia serbe kishte bërë përforcime të shumta nëpër të gjitha postblloqet e saj në Drenicë.
Në orën 5.30 minuta të datës 5 mars, artileria serbe, nga Fabrika e Municionit, fillon gjuajtjet në drejtim të Kullës së Shaban Jasharit dhe të të gjithë Jasharëve. Lufta dhe qëndresa titanike e kryetrimave në Prekaz kishte dhënë kushtrimin në të gjitha trojet e Shqipërisë dhe në mërgatë.

  • Listing ID: 2643
  • E ndërtuar nga: Komuna