Shtatorja e Dëshmorës Hyrë Q. Emini - Ferizaj
Hyrë Emini ka lindur në Ferizaj, në një familje me traditë të pasur kombëtare, e ardhur më herët nga fshati Maçitevë e Therandës. Si mijëra familje të tjera shqiptare, edhe familja e Hyrës, në vitin 1958 kishte marrë rrugën e shpërnguljes së dhunshme për në Turqi.
Shkollimin fillore, Hyra e kreu në qytetin e lindjes, sikurse edhe shkollën e mesme-Gjimnazin. Gjatë shkollimit të mesëm, ishte shpallur nxënësja më e dalluar në Ferizaj. Në fillim të këtyre viteve ajo angazhohet në kuadrin e Nënkëshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Ferizaj, krahas një rrethi veprimtarësh të dalluar, ndër të cilët bënin pjesë edhe Bajrush Xhemaili, Enver Topalli, Sejdi Sejdiu, Rexhep Bislimi e të tjerë. Si organizatore e manifestimit të fundit, në fillim të vitit 1994, ajo arrestohet nga sigurimi shtetëror serb i Ferizajt dhe dënohet për kundërvajtje, me dy muaj burg. Një pjesë të këtij dënimi e vuan në shtëpinë ndëshkuese të në Lipjanit, kurse pjesën tjetër, në burgun e Pozharecit, në Serbi. Pas fillimit të luftës në Kosovë, Hyra vendos të inkuadrohet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë qëllim, në maj të vitit 1998, ajo arrin në familjen e saj në Ferizaj dhe një muaj më vonë inkuadrohet në radhët e UÇK-së, në pikën ushtarake në Jezerc, e cila sapo ishte formuar dhe komandohej nga Imri Ilazi, i quajtur Komandat “Ferri”
Shpërthimi i luftës çlirimtare në trevën e Kosovës Lindore, në fillim të vitit 2000, nuk e la indiferent as shpirtin liridashës të Hyrës. Ajo, së bashku me Tahir Sinanin, kishte krijuar lidhjet me disa prej luftëtarëve që po luftonin në këtë trevë dhe po ndiqte me interesim zhvillimet e luftës atje.
Për këtë arsye, në maj të vitit 2001, ajo tërhiqet nga shërbimi në radhët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, duke dhënë dorëheqjen. Sapo arrin në Maqedoni, Hyra me shokë angazhohet për të shtrirë frontin edhe më në jug të trojeve shqiptare, në rrethinat e Dibrës e të Gostivarit. Dy muaj më vonë, në një aksion ushtarak, “Mira” bie në krye të detyrës, në Kuk Zabel të Gostivarit.
rupat e këtyre dëshmorëve varrosën nga bashkëluftëtarët në afërsi të vendit të rënies. Kjo kishte qenë edhe dëshira e “Mirës”.
Por këtë amanet te saj e kishin thyer bashkëluftëtarët e saj, duke e rivarrosur trupin e dëshmores Hyrë Emini në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj. Bartjen e trupit të saj, të Tahir Sinanit e Brahim Ademit, deri në kufirin me Kosovën, më 20 maj të vitit 2002, e kishte organizuar bashkëluftëtari i dëshmorëve, i quajtur komandant “Baci” me bashkëluftëtarë të tjerë.
- Listing ID: 1777
- Viti i ndërtimit: 2001
- Vlera e ndërtimit: 57,561.00
- E ndërtuar nga: AMKMK