Shtatorja e Dëshmorit Ahmet Kaçiku- Ferizaj
Ahmeti lindi më 15 janar të vitit 1964. Ahmeti, së bashku me vëlla Hesetin dhe me motrën Lumnie mori pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nënë Velimja, i kishte rritur me mundime fëmijët, pasi i shoqi, Shabani, kishte vdekur herët. Ahmeti, shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, me sukses të shkëlqyeshëm. Gjyshi, Bajrami, për t’i brumosur nipat me një edukatë të shëndoshë kombëtare, i tregonte për heroizmat gjatë historisë kundër pushtuesit serb . .Serbët Ahmetit ia Ilishin masakruar axhën. Kjo ngjarje kishte ndikuar që Ahmeti të fitojë një urrejtje edhe më të madhe për serbët. Më 1983, Ahmeti regjistroi shkollën e lartë “Xhevdet Doda” në Prizren, në drejtimin fiziko-matematikor. Në qershor të këtij viti, detyrohet të shkojë në shërbimin ushtarak, në Doboj të Bosnjës. Pasi e kreu shërbimin ushtarak në armatën jugosllave, më 1984, Ahmeti, edhe pse i kishte dhënë gjashtë provime në shkollën e lartë pedagogjike “Xhevdet Doda” në Prizren, detyrohet t’i ndërpresë studimet për shkak të represionit të policisë serbe. Në vitin 1984, Ahmeti u dënua me dy muaj burg për kundërvajtje politike. Pas kryerjes së burgut, shkon në Perëndim. Gjatë vitit 1997, gjendja ekonomike për familjen Kaçiku ishte bërë shumë e rëndë, prandaj Ahmeti emigroi sërish në Perëndim. Kur në vitin 1998, filloi lufta në Kosovë, kushtrimit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së iu përgjigj edhe Ahmet Kaçiku. Më 26 qershor të vitit 1998, Ahmet Kaçiku me dhjetëra shokë hyn në Shqipëri. Këtu, për shkak të mungesës së dokumetacionit, autoritetet e atëhershme shqiptare e ndalojnë Ahmetin, por pas sqarimit që bën shoku i tij, Ramiz Lladrovci, ai lirohet.
Në fund të muajit nëntor të vitit 1998, me propozimin e Komandës së zonës dhe me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ahmeti emërohet komandant i Brigadës 161.
Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit. pas një luftimi të ashpër me njësitin e Reçakut, forca të mëdha ushtarako-policore dhe paramilitare serbe arrijnë të futen në fshat. ku masakruan 45 shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra, pleq e të sëmurë. Kjo datë ishte edhe ditëlindja e komandant Ahmetit. Atë ditë ai ishte në vijën e frontit. mbi Gurin e Bagdashit. në mbrojtje të pozicioneve. Një ditë më vonë, me ushtarët e tij ndërmori aksionin për mbrojtjen e kufomave, të cilat ishin çuar në xhami të fshatit, në pritje për t’u varrosur. Pas katër ditë luftimesh të ashpra kundër forcave serbe, më 19 janar 1999, komandant Ahmeti Kaçiku bie heroikisht.
Bashkëluftëtarët. komandantin Ahmet Kaçiku e varrosin më 21 janar të vitit 1999, në Varrezat e Dëshmorëve, në MoIlapolc. Amanetin e tij, bashkëluftëtarët e lirisë e vazhduan edhe më të fortë edhe më të organizuar, deri në fitore. Pas luftës, më 28 shtator të ~’itit 1999, është bërë rivarrimi. Eshtrat e tij prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj.
- Listing ID: 1849