Shtatorja e Dëshmorit Safet Boletini - Mitrovicë

 Shtatore

SAFET BOLETINI, erdhi nga Gjermania dhe iu bashkua UÇK-së. Heroi i Kosovës Safet Boletini – komandant Tigri, ishte figurë e rëndësishme i cili iu kundërvy një regjimi shtypës, si ushtar i dalluar dhe ndërgjegje e zgjuar kombëtare, ndërsa hoqi frymën e fundit duke belbëzuar fjalët ‘Rroftë Shqipëria etnike të cilën e deshëm aq shumë’.
Ky djalë i ri që është në këtë foto quhet Safet Boletini. Ishte njëri ndër stërnipërit e Isa Boletinit. Jetonte në Gjermani dhe, si e gjithë familja e tij, iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Diku afër Mynihut i ndaloi policia gjermane dhe u kerkoi dokumentat. Gjysma e tyre, të cilët nuk kishin status, e kishin të ndaluar të udhëtonin.
Shoku që i shoqëronte, Nebi Bajraktari,. Në kohën kur po zhvillohej debati miqësor mes policisë gjermane dhe shqiptarëve që ishin nisur për në luftë, mes të tjerëve, nderhyri edhe Safeti, duke i thënë se:
“Keni mujt me na ndalua kur u futëm në këtë vend, por për me vdekë për Kosovën, jo ju, por askush nuk na ndalon”.
Në pikun e diskutimeve arriti shefi i policisë dhe kur mësoi se cili ishte qëllimi i udhëtimit, u tha: “Rruga e mbarë ju qoftë” dhe caktoi një patrullë që t’i përcillte deri në kufirin austriak.
Në ndarje u tha: “Të kishte shteti ynë djem si ju, do e kishte për nder”.
Diku afër Mynihut i ndaloi policia gjermane dhe u kerkoi dokumentat. Gjysma e tyre, të cilët nuk kishin status, e kishin të ndaluar të udhëtonin. Për këtë Safeti u inkuadrua si ushtar i uniformuar në Brigadën 141 “Mehë Uka” në Shalë të Bajgorës.
“Më 31 maj 1999, rreth orës tetë, armiku, duke parë rrezikun e madh që po i kanosej, përdori gjithë arsenalin luftarak më modern kundër luftëtarëve të lirisë.
Safeti, me luftëtarët e njësitit të tij, si gjithmonë, ishin të gatshëm për t’u ballafaquar me forcat e armikut. Ai me bashkëluftëtarët e tij, si gjithherë, u gjend në vijën e parë të frontit. Ata ishin futur në thellësi të forcave të armikut. Duke mos mundur që të zbulojë veprimtarinë e njësitit të “Tigrave”, armiku vendosi të përdorë artilerinë e rëndë. Kështu, vuri në shënjestër zonën ku vepronte njësiti.
Në një luftë të pabarabartë për jetë a vdekje, atë ditë ranë heroikisht Safet Boletini dhe bashkëluftëtari i tij, Ejup Kasumi nga fshati Strofc i komunës së Vushtrrisë, ndërsa u plagos një tjetër.

  • Listing ID: 2133
  • E ndërtuar nga: Komuna