Vendi i Rënies së Dëshmorit Salih Zenuni - Lubishtë, Viti

 Vend i Rënies së Dëshmorit

Salih (Halim) Zenuni, u lind më 26.08. 1979 në fshatin Lubizhd të Vitisë, ra dëshmor më 26 maj 1999 në afërsi të lagjës Martinaj, në Gorozhup të Hasit, në kufirin shqiptaro-shqiptar, në Opreacionin e UÇK-së, “Shigjeta” në Pashtrik. Hero i Kosovës Salih Zenuni, i cili në moshën 20 vjeçare ra në altarin e lirisë në operacionin “Shigjeta”, në betejën e përgjakshme kundër forcave pushtuese serbo-malazeze, ditë kjo kur ra dëshmor i UÇK-së, tani Hero i Koosvës edhe Bafti Haxhiu nga Vitia.
Të kujtosh e të nderosh ata që dhanë jetën për liri e bashkim kombëtar, është një detyrim i brezave. Ata përbëjnë vlera në traditën liridashëse në mabarë atdheun shqiptar, neve popullit shqiptar na mbetët për obligim të vijojmë gjurmëve të ndritshme që lanë ata e ta çojmë përpara amanetin e tyre!

  • Listing ID: 2105