Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale në takimin koordinues për aktivitete të përbashkëta me Komunën e Shtimes, me ftesë të Kryetarit të Shtimës z. Qemajl Aliu.

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale dje mori pjesë në takimin koordinues për aktivitete të përbashkëta me Komunën e Shtimes, me ftesë të Kryetarit të Shtimës z. Qemajl Aliu.
Në takim kryetari Aliu duke falenderuar AMMKM-në për investimet e bëra në komunën e Shtimes, falenderoi po ashtu Drejtorin e AMMKM-së z.Hakaj, për gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit dhe investimet e ardhshme në Komunën e Shtimes.
Në takim u diskutua dhe u përcaktua si prioritet investimet në lidhje me projektin e “Masakrës së Reçakut” si një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë duke synuar që në një afat optimal të kërkohet zgjidhje për çështjen e pronës si dhe mundësia e realizimit të projektit.
Drjetori i AMMKM-së dhe Kryetari i Komunës, vizituan varrezat e dëshmorëve dhe veteranëve të Komunës së Shtimës për të cilat AMMKM aktualisht ofron mirëmbajtje dhe u dakorduan për nevojën dhe formën e investimit në këtë ide-projekt.
AMMKM në kuadër të investimeve të dhjetra investimeve që është duke i realizuar, ka prioritet edhe projektin për Shtabin e UÇK-së në Ranzë, punimet e të cilit projek i inspektuan për së afërmi Drejtori z.Hakaj dhe Kryetari z.Aliu.