Akronimi i inicialeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kompleksin Memorial në Marinë

Akronimi i krenarisë më të madhe të vendit tonë UÇK-së, mori formë të bukur në Kompleksin Memorial në Marinë.
Tri shkronjat të cilat bashkuan rreth vetës një popull për idealin e shenjtë për liri, u ngritën në Kompleksin Memorial në Marinë, me mbylljen e projektit nga ana e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.
Me realizimin e projektit “Ekzekutimi i Punimeve në Kompleksin Memorial të UÇK-së në Marinë, faza në vazhdim” në vlerë prej 89,887.00€ (tetëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë euro) përveç memorialit të akronimit UÇK, u rregullua dhe ndërtua edhe infrastruktura përcjellëse e paraparë për këtë fazë në këtë kompleks.
Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale mbetet e përkushtuar në vazhdimin e punës në projektimin, ndërtimin, restaurimin dhe menaxhimin e memorialeve me qëllim të promovimit dhe memorizimit të së kaluarës sonë të lavdishme.