Ceremonia Solemne e Zbulimit të Busteve të Heronjve Emin Lati, Nebih, Tahir dhe Beqir Meha.

Më 13 Maj u shënua 40 vjetori i rënjes heroike të Heronjve Tahir dhe Beqir Meha. Në këtë ditë të shënuar, u mbajt ceremonia solemne për zbulimin e busteve ku morën pjesë edhe krerët e institucioneve të Kosovës, Kryeministri z. Albin Kurti, Drejtori i AMKMK – së z. Bislim Zogaj, Kryetari i Komunës së Skenderajit z. Bekim Jashari, Nënkryetari Nuredin Lushtaku si dhe familjarë të Dëshmorëve, Veteranëve dhe Invalid të Ushtrisë ÇLirimtare të Kosovës.
Heronjtë Emin Lati, Nebih, Tahir dhe Beqir Meha kishin veprimtari atdhetare qysh në kohët e hershme të ilegales në Kosovë. Historia e tyre e lavdishme u përmend edhe në ceremoninë solemne nga krerët e larta të institucioneve të Kosovës.
Ngritja e Busteve të Heronjve të Familjes Meha, u financua nga AMKMK.