Drejtori ekzekutiv Imer Hakaj së bashku me stafin e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale panë nga afër, zhvillimin e punimeve në realizim të projektit në Kompleksin Memorail “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Zona Operative e Dukagjinit” në Gllogjan të Deçanit Nga ana operatorit ekonomik u kërkua shtim i efikasitetit për realizim të projektit sipas kontratës, duke theksuar se AMMKM do të angazhohet maksimalisht në realizimin e Planit të Punës për vitin 2024.