Drejtori Hakaj me bashkëpunëtorë, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt

Për nder të festave të nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë/ditës së flamurit kombëtar, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj me bashkëpunëtorë, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt, në vendin ku dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shkronja të arta të shkruara për historinë e re të Kosovës.
Po ashtu, për t’i kujtuar me nderime të larta gjithë të rënët për lirinë e Kosovës, u bënë homazhe edhe në Vërboc.
Sakrifica e madhe për liri e pavarësi e ka sinonimin 28 Nëntor, e ky muaj mbetet gjithmonë muaj i lavdishëm për historinë e popullit tonë.
Urime festën e 28 Nëntorit familjeve të dëshmorëve, çlirimtarëve e invalidëve të luftës, gjithë shqiptarëve kudo që janë!