Drejtori Hakaj priti në takim Drejtorin e Institutit për Mjekësi Ligjore z.Ditor Haliti dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Institutit

Drejtori i Agjencsë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Imer Hakaj ka pritur në takim Drejtorin e Institutit për Mjekësi Ligjore z.Ditor Haliti dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Institutit.
Në takimin koordinues përveç dakordimit për veprimet e përbashkëta mes të dyja institucioneve lidhur me procedurën e rivarrimeve, u diskutua edhe nevoja për konkretizim të veprimeve ligjore të kësaj natyre!
Të dy udhëheqësit e institucioneve shprehen gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të mëtejmë!