Drejtori Hakaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, dega në Prishtinë.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj, pati kënaqësinë të mirëpres në takim në ambientet e AMMKM-së z.Naser Pacollin, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, dega në Prishtinë dhe Sekretarin e kësaj shoqate z.Blerim Berisha.
Bashkëpunimi me mekanizmat si kjo shoqatë është i rëndësisë së veçantë dhe formë e duhur për mbarëvajtje të proceseve të natyrës investive me qëllim të promovimit dhe memorizimit të së kaluarës së lavdishme duke investuar kështu në historinë e re të shtetit tonë.
Z.Pacolli duke falënderuar drejtorin Hakaj për pritjen shprehi mirënjohje të lartë për investimet që Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale po vazhdon të realizoj në gjithë vendin dhe po ashtu paraqiti nevojën edhe për shumë projekte të reja të nevojshme për tu realizuar.