Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale dhe Kolegët e AMMKM-së vizituan Familjen e Dëshmorit Hasim Halilaj për të nderuar 25-vjetorin e rënies së tij dhe për të kujtuar përjetë Heronjtë e Kosovës

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale me kolegë të AMMKM-së, vizituan në Gllogjan të Deçanit familjen e Sadri Halilaj, vëlla i dëshmorit të Kosovës, Hasim Halilaj.
Në nderim e kujtim të 25-vjetorit të rënies së dëshmorit Hasim Halilaj dhe në kujtim të përjetshëm për të gjithë heronjtë e Kosovës, për heronjtë Shkëlzen Haradinaj, Fatmir e Luan Nimanaj, si dhe të gjithë atyre që e flijuan jetën për lirinë e vendit tonë.
Nderimi i të rënëve dhe angazhimi për realizim të objektivave të AMMKM-së, është mirënjohje institucionale për të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë