Drejtori i AMMKM-së Imer Hakaj, pret në takim vëllaun e Heroit Ismet Rrahmani, z.Destan Rrahmani

Angazhimi dhe puna e vazhdueshme e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, e cila po jetësohet tash e sa vite në çdo cep të Kosovës përmes memorialve të ndryshme, përveç se është përmbushje ligjore e objektivave të AMMKM-së, është edhe përmbushje e një misioni fisnik që ky institucion ka.
Vlerësimi për projekte të shumta dhe gatishmëria për bashkëpunim u vlerësuan lartë edhe nga vëllau i Heroit Ismet Rrahmani, z.Destan Rrahmani.
Z.Rahmani u prit sot në takim nga Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Imer Hakaj, i cili e njoftoi mbi projekte që AMMKM po realizon këtë vit e po ashtu mbi projektin e rregullimit të varrezave të dëshmorëve në vendlindjen e Heroit, në Aqarevë, projekt ky i përfunduar këtë vit nga AMMKM.