Drejtori i AMMKM-së z. Hakaj pret në takim Drejtorin e Distriktit të Mitrovicës i KEDS z.Fadil Begu

Në vazhdimësinë e takimeve koordinuese e konsultative që Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale po mbanë, nga drejtori i Agjencisë z.Imer Hakaj është pritur në takim drejtori i Distriktit të Mitrovicës i KEDS, z. Fadil Begu.

Në takimin e mbajtur në ambientet e AMMKM-së është diskutuar rëndësia dhe nevoja për vazhdim të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta e me theks të veçantë, furnizimi me energji elektrike në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset e tjera memoriale që mbulon ky distrikt dhe kryerja e obligimeve ligjore nga ana e Agjencisë