Drejtori i AMMKM-së z.Hakaj dje inspektoi ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i Obeliskut të Radio Kosovës së Lirë dhe Bunkerin në Kompleksin Memorial – ZIV Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në Kleçkë dhe Divjakë – Malet e Berishës”

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Hakaj, ditën e djeshme inspektoi ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i Obeliskut të Radio Kosovës së Lirë dhe Bunkerin në Kompleksin Memorial – ZIV Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në Kleçkë dhe Divjakë – Malet e Berishës” në të cilin projekt AMMKM është duke investuar me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të vlerave kombëtare dhe historike të këtij vendi.
Z. Hakaj vazhdoj me homazhe te varrezat e dëshmorëve të UÇK-së të Brigadës 121 në Kleçkë, dhe më pas u informua lidhur me projektin e “Ndërtimit të Varrezave të Veteranëve në Kompleksin Memorial në Kleçkë”, si investim i radhës nga AMMKM.
Gjatë kësaj vizite u inspektua nga afër mirëmbajtja e Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në fshatin Ngucat dhe mirëmbajtja e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së – Objektet e Spitalit në fshatin Kleçkë.