Drejtori i AMMKM-së z. Hakaj, pret në takim artistin e mirënjohur z.Ilir Blakçori

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Imer Hakaj, ka zhvilluar takim konsultativ me artistin e mirënjohur, njëherit realizatorin e projektit “Heroinat” z.Ilir Blakçori.

Në takimin e mbajtur sot së bashku me drejtorin Hakaj ishin edhe zyrtarë të tjerë të AMMKM-së dhe përfaqësuesi i Komunës së Shtimes z. Arben Deliu, në të cilin takim u diskuta për koncept idenë e artistit për projektin e Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale siç edhe ka inicuar veprimet për trajtim të këtij projekti, në këtë takim u zotua për angazhim maksimal në gjetjen e formave ligjore dhe institucionale për koordinim të veprimeve deri në realizim final të projektit.