Drejtori i AMMKM-së z. Hakaj pret në takim përfaqësueset e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Imer Hakaj, së bashku me stafin e institucionit, priti në takim Komisioneren për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva Dermaku dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë për Informim dhe Privatësi znj. Lumnije Demi.
Në këtë takim Znj. Sogojeva Dermaku dhe znj. Demi uruan për detyrën e re Drejtorin Hakaj dhe po ashtu u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit në mes të të dyja agjencive, zyrat e të cilave janë në të njëjtin objekt.
Përfaqësueset e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, mes të tjerash falënderuan Drejtorin Hakaj për pritjen i cili shprehi gatishmërinë e AMMKM-së për bashkëpunim në të ardhmen, gjë e cila lehtëson realizimin e qëllimeve të përbashkëta drejt suksesit dhe arritjes së objektivave të të dyja palëve.