Drejtori i AMMKM-së z.Hakaj viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës në Istog.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Hakaj së bashku me stafin, sot vizituan Forcën e Sigurisë së Kosovës në Istog.

Nga ky institucion i sigurisë, përfaqësuesit e AMMKM-së u mirëpriten nga z.Hysen Dreshaj, Komandant i Komandës së Forcave Toksore, Kazerma Ushtarake në Istog, ku bashkëbiseduan për mbarëvajtjen e punëve të të dyja institucioneve, të cilat kanë gjenezë të përbashkët!