Drejtori i AMMKM-së z.Imer Hakaj priti sot në takim Drejtoreshën e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë znj.Edona Durguti

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Imer Hakaj priti sot në takim Drejtoreshën e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë znj.Edona Durguti, me të cilën diskutuan format e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të rritjes së vazhdueshme të investimeve në vlerat e përbashkëta të trashëgimisë kulturore dhe historike.
Gjatë takimit, gjithashtu u diskutua edhe për formën e bashkëpunimit mes institucioneve edhe në aspektin e mbështetjes profesionale mes kuadrove me qëllim të koordinimit të veprimeve në frymën e bashkëpunimit për realizimin e përbashkët të projekteve ivestive në asetet e trashëgimisë kulturore e historike.
Drejtoresha Durguti, e falënderoi për pritjen dhe në parim u dakorduan për vazhdim të bashkëpunimit në frymën e zbatimit të përcaktimeve ligjore me qëllim të arritjes së objektivave dhe synimeve të të dyja institucioneve.