Drejtori Imer Hakaj ndanë mirënjohje për punëtorin e vitit 2023 në AMMKM

Drejtori Imer Hakaj duke falënderuar të gjithë stafin e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, për mbylljen e suksesshme të vitit 2023, theksoj se bashkëpunimi me stafin ka qenë fati i mirë për suksesin tonë të përbashkët që kemi arritur në këtë vit!
Në këtë takim përmbyllës, Znj. Shqipe Zogu zyrtare në AMMKM, iu nda mirënjohje si punëtorja e vitit 2023!

Znj. Zogu shprehi mirënjohje për besimin dhe mundësinë e ofruar për angazhim dhe gjithashtu deklaroi se ky vlerësim është sukses i përbashkët e po ashtu është përgjegjësi për punë dhe angazhim të mëtejmë në misionin e shenjtë që ka AMMKM.