Drejtori Imer Hakaj pret në takim këshilltarin e Presidentes së Kosovës, z.Ismet Krasniqin

Drejtori Ekzekutiv Imer Hakaj pati kënaqësinë që sot, në ambientet e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të pret në takim z.Ismet Krasniqi, këshilltarin e Presidentes së Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani.
Z.Krasniqi duke shprehur mirënjohjen për pritjen, përgëzoi angazhimin e AMMKM-së në realizimin e objektivave dhe vizionit të saj që lidhet me promovimin e dinjitetshëm të së kaluarës së lavdishme të historisë sonë.
Drejtori Hakaj, shprehi falënderim për vizitën dhe të dy së bashku u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve, si forma e duhur e realizimit të qëllimeve shtetërore që lidhen me fushëveprimtarinë e përbashkët për memorizimin e historisë sonë.