Drejtori Imer Hakaj priti sot në takim Nënkryetarin e Komunës së Istogut z.Ali Nimanaj

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z.Imer Hakaj priti sot në takim Nënkryetarin e Komunës së Istogut z.Ali Nimanaj, me ç’ rast ky i fundit e uroj Drejtorin Hakaj për detyrën e re, duke i ofruar po ashtu mbështetje dhe bashkëpunimin e plotë me qëllim të realizimit të përbashkët të objektivave institucionale.
Thellimi i bashkëpunimit me komunat është një nga synimet e AMMKM-së, me qëllim të adresimit sa më të drejtë të kërkesave që lidhen me realizimin e projekteve në teren nga ana e agjencisë si dhe krijimi i bashkëpunimit në investime të përbashkëta.
Z. Nimanaj duke falënderuar për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, shprehi falënderimet për investimet që AMMKM po realizon në Komunën e Istogut si dhe diskutoi për nevojat për projekte të tjera në këtë komunë.