Drejtori Imer Hakaj viziton Kompleksin Memorial në Jabllanicë

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj me bashkëpunëtorë vizituan Kompleksin Memorial në Jablanicë me rastin e përfundimit të punimeve në projektin “Ndërtimi i Shtabit dhe Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së, në Shqiponjë, Gjakovë”. Ky investim nga ana e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale është realizuar me qëllim të promovimit të së kaluarës sonë të lavdishme e që lidhet specifikisht me rregullimin e varrezave të dëshmorëve, intervenimin në kullën e kompleksit dhe rregullimi i hapësirës së kompleksit përfshirë ndriçimin.
Ne mbesim të përkushtuar në vazhdimin e punës në projektimin, ndërtimin, restaurimin dhe menaxhimin e memorialëve me qëllim të promovimit dhe memorizimit të së kaluarës sonë të lavdishme.