Drejtori z.Hakaj pret në takim drejtuesit e Qendrave Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Pejë dhe në Gjilan

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, sidomos me institucionet puna dhe aktiviteti i të cilave lidhet me veprimtarinë e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, në dy takime të ndara, Drejtori z.Hakaj ka pritur drejtuesit e Qendrave Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Pejë dhe në Gjilan.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan z. Artan Hoxha duke falënderuar për pritjen z.Hakaj, u deklarua i gatshëm për krijimin e formave bashkëpunuese në mes të dy institucioneve me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta lidhur me asetet e trashëgimisë kulturore e historike.

Edhe Drejtoresha e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Pejë znj. Shpresa Gjonbalaj në takimin e mbajtur, shprehi konsideratën për angazhimin e AMMKM-së për bashkëpunim të mëtejmë institucional!