Dy projektet kapitale të rëndësisë së veçantë për vendin tonë, kanë filluar së implementuari

“Rregullimi i Memorialit të Dëshmorëve në Uçë, Istog” dhe “Rregullimi i Memorialit të Familjes Musaj në Mojstir, Istog”, janë dy nga projektet e shumta që Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale po realizon në tërë vendin.
Të pranishëm me rastin e fillimit të punimeve të të dyja projekteve, së bashku me Drejtorin z. Hakaj dhe stafin e AMMKM-së ishin edhe zyrtarë nga Komuna e Istogut dhe familjarë të të vrarëve në Uçë dhe Mojstir, ku këta të fundit shprehen konsideratën dhe mirënjohjen për realizimin e projekteve në fjalë.