Finalizimi i projektit “Lapidari i Masakrës së Burgut të Dubravës”.

Me datë 18.09.2021 (e shtunë) përfundoi “Lapidari i Masakrës së Burgut të Dubravës”.

Nga komisioni përkatës nga AMKMK, u kontrolluan dhe u vlerësuan të gjitha punët që ishin sipas paramasës dhe projektit ku përveç tyre, ishin edhe emrat e përmirësuar të të vrarëve, të plagosurve dhe ish të burgosurve gjatë masakrës së Burgut të Dubravës.

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës i fton të gjithë familjarët dhe ish- të burgosurit gjatë Masakrës në Burgun e Dubravës që në rast se vëreni ndonjë gabim tjetër në emrat e shënuar në Lapidar, të na njoftoni në mënyrë që t’i përmirësojmë ato.

Listen e emrave me përmirësime, e gjeni më poshtë.

Ju falemnderit për bashkëpunim.
Masakra e DUBRAVES Perfundimtare (emrat e permiresuar)-converted