Përurimi i Lapidarit me Emrat e Dëshmorëve të Rënë në Gorozhup. Njëzet vjetori i rënjes së Mujë Krasniqit dhe 40 Dëshmorëve të Tjerë.

Me datën 13 dhjetor, Drejtori i AMKMK-së z.Bislim Zogaj së bashku me stafin e Agjencisë u ngjitën drejt maleve të Gorozhupit, aty ku ra dëshmor Komandanti i brigadës 113 të UÇK-së, Mujë Krasniqi, së bashku me 40 dëshmorë të tjerë. Në këtë datë, një ditë para 20 vjetorit të rënjes, u bë përurimi e lapidarit me emrat e secilit prej tyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut.