Homazhe në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Prishtinë dhe të shtatorja e heroit Zahir Pajazitit,me rastin e Ditës së Dëshmorëve dhe të rënëve në Prishtinë

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale së bashku me Kryetarin e Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama, Kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dega-Prishtinë z.Naser Pacolli, përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të shumtë, sot kanë bërë homazhe dhe vendosur lule të freskëta në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Prishtinë dhe poashtu kanë vendosur lule të freskëta tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në nderim të përjetshëm të sakrificës dhe flijimit për lirinë e Kosovës
.