Inspektimet e punimeve në projektet “Konservimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial Historik Shtabi i ZOD-it të UÇK-së” dhe Muzeut në Gllogjan dhe Renovimi i Dëmtimeve në K.M “Beteja e Koshares”.

Stafi i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale , në vazhdën e investimeve kapitale ka inspektuar ecurinë e punimeve në projektin “Konservimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial Historik Shtabi i ZOD-it të UÇK-së” dhe Muzeut në Gllogjan – Faza e III-të – Gllogjan – Deçan.
Po ashtu u inspektuan edhe intervenimet emergjente në Renovimin e Dëmtimeve në K.M “Beteja e Koshares” – Koshare – Gjakovë.