Inspektimi i punimeve në Kompleksin Memorial Historik – Shtabi ZOD i UÇK-së dhe Muzeut në Gllogjan të Deçan, Faza e II-të.

Gjatë ditës së djeshme (09.12.2021), komisioni i caktuar nga AMKMK ka inspektuar punimet e punëve shtesë në Konservimin dhe Ndërtimin e “Kompleksit Memorial – Historik – Shtabi ZOD të UÇK-së” dhe “Muzeut në Gllogjan Deçan”, Faza e II-të.
Po ashtu ka inspektuar edhe punimet e fazës së parë dhe kontratat e rregullta të fazës së dytë dhe është shqyrtuar mundësia e përmbylljes së këtyre dy fazave.