Investimet e Përbashkëta me Komunën e Shtimes

Në vazhdën e bashkëpunimeve të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës me komunat, është edhe bashkëpunimi me komunën e Shtimes. Kështu drejtori i Agjencionit z.Bislim Zogaj, bashkë me drejtorin e DFSHP-së z. Adnan Elshanin dhe arkitekten e AMKMK-së znj. Shqiponjë Hadergjonaj, u pritën në takim nga Kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli. Në këtë takim u diskutua për realizimin e projekteve të përbashkëta në këtë komunë, me theks të veçantë investimet në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”, në fshatin Reçak.
Ky kompleks memorial është i rëndësishëm jo vetëm për Shtimen por edhe për tërë Kosovën dhe më gjerë, pasiqë pasqyron ngjarjen që e bëri botën të kthej kokën nga Kosova dhe të reflektoj për atë që po i ndodhte popullit të saj.