Konkurs për vend pune

 

Plotësimin e Vendeve të Punës

Ne bazë të Nenit 11 paragrafi 1 dhe, nenit 18 pragrafi 1 dhe 3, nenit 20, paragrafi 1 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Drejtori I Agjencisë, shpallë këtë

 

KONKURS

 

Departamenti për Planifikim, Projektim dhe Menaxhim, Divizioni për Menaxhim të Komplekseve

 

Pozita: CICERON
Koeficienti: ( 7 )
Nr. i referencës: AMKMK/15-02
Lloji i pozitës: E karrierës, orar i plotë
Numri i kryerësve: Dy (2)
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhim të Komplekseve

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit për Menaxhim të Komplekseve;

 

Ciceroni do të merret me pritjen e vizitorëve dhe shpjegimin atyre lidhur me ngjarjen, pastaj do t’i përcjell ata vizitorë nëpër pikat e kompleksit, kujdeset lidhur me ofrimin e shërbimeve si broshura dhe revista, kalendarët që kanë të bëjnë me Kompleksin ku ai kryen detyrën e ciceronit.
Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve në Komplekse dhe Memoriale;
Pret vizitorët në Komplekset Memoriale, ofron shpjegime për ngjarjet;
Ofron shërbime për zyrtarin e komunikimit publik, të dhëna për hartimin e gazetave dhe broshurave, web-faqes dhe raportit vjetor;
Merret edhe me përgatitjet dhe manifestimet e ndryshme, përgatitë ceremonitë festive dhe ato përkujtimore në Kompleksin ku ai punon si Cicëron;

 

Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit;
Kujdeset lidhur me ofrimin e shërbimeve si broshura dhe revista, kalendarët që kanë të bëjnë me Kompleksin ku ai kryen detyrën e ciceronit.

 

Kualifikimet dhe përvoja:

 

Diplomë Universiteti, Fakulteti: a. Ekonomi – Turizëm, b. Histori, ose c. Ngjashëm
Çertifikatë për Ciceron;
Së paku dy (2) vite përvojë pune.

 

Shkathtësitë:

 

Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit në gjuhët zyrtare;
Njohja e gjuhës angleze është obligueshme, preferohet njohja e gjuhës frënge dhe gjermane;
Njohuri të punës me kompjuter si Word, Excel, si dhe programet e tjera;
Shkathtësi lidhur me pritjen e vizitorëve dhe shpjegimin atyre lidhur me ngjarjen;
Të njoh mirë ngjarjen që ka ndodhur në atë kompleks.
“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë; Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet ne Nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës; Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen; vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen”.

 

Konkursi mbetet i hapur pesëmbëdhjetë (15) dit nga dita e publikimit. Aplikacionet mund t’i merrni në hyrje të Kuvendit të Kosovës. Për informata mund të lajmëroheni në email adresën: sanie.elezi@rks-gov.net. Dhe në këta numra të telefonit: fix 03820010801 dhe 10802.