Marrëveshje e Mirëkuptimit për Bashkëfinancim në mes të AMKMK-së dhe Komunës së Rahovecit

Sot u zhvillua një takim në mes të Drejtorit të AMKMK-së z. Bislim Zogaj dhe Kryetarit të Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ku u nënshkrua Marrëveshje e Mirëkuptimit për Bashkëfinancim për ndërtimin e Memorialit në nderim të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Retijë të Rahovecit.