Më 28 nëntor, ditës së flamurit dhe ditelindjes së Komandant Adem Jashari, drejtori Hakaj viziton Kompleksin Memorial në Prekaz

Për nderë të festave të nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë/ditës së flamurit kombëtar, daljes për herë të parë të UÇK-së në skenë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj me bashkëpunëtorë, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Sakrifica e madhe për liri e pavarësi, ka sinonimin 28 Nëntor e ky muaj mbetet i lavdishëm për historinë e popullit tonë.
Urime festat e nëntorit të gjithë shqiptarëve!