Muzealizimi i shtëpisë së Familjes Ahmeti, Likoshan – Drenas.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj, pati kënaqësinë të mirëpres në ambientet e AMMKM-së z.Xhevdet Ahmeti familjar i familjes Ahemti, familje kjo që njihet për sakrificën, qëndresën dhe rezistencën ndaj torturave të agresorit serb gjatë luftës në Kosovë.

Muzealizimi i shtëpisë në të cilën u bë masakra e familjes Ahmeti në Likoshan të Drenasit, ishte tema e diskutimit në këtë takim, si një nevojë për investim nga ana e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, projekt ky i rëndësisë së veçantë.

Z.Xhevdet Ahmeti duke qenë falënderues për pritjen, shpreh gatishmërinë për të mbështetur AMMKM në ofrimin e të dhënave dhe informacioneve të nevojshme me qëllim të paraqitjes së duhur të ngjarjes për mes projektit të muzealizimit