Ndërtimi i bazamentit për bustin e dëshmorit Bashkim Suka – Prizren

Drejtori Ekzekutiv Imer Hakaj u njoftua me zhvillimin e procedurave lidhur me realizimin e projektit ”Ndërtimi i bazamentit për bustin e dëshmorit Bashkim Suka në Prizren“.
Ky investim nga ana e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale po vazhdon pas finalizimit të projektit për ndërtimin e bustit të deshmorit Bashkim Suka.
Përurimi i këtij projekti në nderim të përjetshëm për jetën dhe veprën e dëshmorit Bashkim Suka, do të realizohet në koordinim me Komunën e Prizrenit.