Në ditëlindjen e heroit të Kombit Zahir Pajaziti, drejtori i AMMKM-së Imer Hakaj me bashkëpuntor, vizituan Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”.

Me rastin e datëlindjes së heroit tonë kombëtar, Zahir Pajaziti, Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale z. Imer Hakaj me bashkëpunëtor, vizituan Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, në përkujtim të veprës dhe sakrificës së heroit dhe bashkëluftëtarëve të tij, fal të cilëve gëzojmë lirinë.
Pas kësaj, u vizitua edhe memoriali “Varrezat e Dëshmorëve”, në Penuhë të Podujevës në të cilin janë duke u zhvilluar punimet në realizimin e projektit “Muzealizimi për prezantimin e vlerave të luftës”.
Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale mbetet e përkushtuar në realizimin e objektivave të saj e që përveç tjerash, janë promovimi më i mirë për të kaluarën tonë historike.