Përurimi i Memorialit të katër Dëshmorëve të rënë në Betejën e Ivajës – Kaçanik

Me datë 8 mars të këtij viti,u shënua 24 vjetori i rënies së Dëshmorëve Murat Lika, Qani Luma, Raif Koraçi dhe Osman Luma, të rënë në Betejën e Ivajës në Kaçanik.
Në fshatin Strazhë, u bë përurimi i memorialit ku ishin prezent institucione të ndryshme të Kosovës, në mesin e tyre edhe Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, z. Bislim Zogaj si dhe Organizata e Veteranëve të luftës, familje të Dëshmorëve etj.
Në fjalimin e tij, z. Zogaj tha se dëshmorët do të mbesin të pavdekshëm dhe në përjetësi. Ai premtoi se do të vazhdojë përkrahjen dhe bashkëpunime të reja në fushën e menaxhimit të Memorialeve për ruajtjen e vlerave të luftës.

Ky renovim u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.