Përurimi i shtatores së Heroit të Kosovës, Hysen Zogjani – Fushë Kosovë

Sot, me datë 25 nëntor u zbulua shtatorja e Heroit të Kosovës, Dëshmorit Hysen Zogjani, me lokacion në Fushë Kosovë.
Hysen Zogjani ishte pjesë e celulave të para të UÇK-së me rëndësi të veçantë në ilegalitet. Angazhimi i tij u zbulua nga shërbimi sekret Serb (UDBA) ku dhe u kindapua nga ta më 22.06.1998. Që nga ajo ditë, ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Ky projekt u financua nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.