Pranim-Dorëzimi i Detyrës së Drejtorit të AMMKM-së

Sot, në ambientet e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të AMMKM-së, nga drejtori i deritanishëm z.Bislim Zogaj, tek zëvendësuesi i drejtorit të ri, z.Imer Hakaj.
Me rastin e dorëzimit të detyrës, z.Bislim Zogaj i uroi suksese drejtorit të ri z. Imer Hakaj, teksa ky i fundit e falënderoi z.Zogajn për kontributin e tij të deritanishëm në fuqizimin e këtij institucioni.