Realizimi i projektit “Ekzekutimi i punimeve-Ndërtimi i Odës-Ilegales të UÇK-së” në fshatin Plluzhinë të Komunës Skenderajt

Drejtori Ekzekutiv Imer Hakaj përmbylli sot procedurat finale lidhur me realizimin e projektit “Ekzekutimi i punimeve-Ndërtimi i Odës-Ilegales të UÇK-së” në fshatin Plluzhinë të Komunës Skenderajt në vlerë prej 48,823.00€ (dyzet e tetë mijë e tetëqind e njëzet e tre euro) sipas kontratës.
Ky investim nga ana e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale është realizuar me qëllim të promovimit të së kaluarës sonë të lavdishme e që lidhet specifikisht me veprimet e hershme të ilegalitetit të Ushtrisë Çlirimtare Kosovare por kjo odë ka shërbyer edhe si vendtakim për organizime të rëndësishme të UÇK-së gjatë luftës.
Ne mbesim të përkushtuar në vazhdimin e punës në projektimin, ndërtimin, restaurimin dhe menaxhimin e memorialeve me qëllim të promovimit dhe memorizimit të së kaluarës sonë të lavdishme.