Drejtori ekzekutiv Imer Hakaj së bashku me kolegët e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale vizituan monumentin e deshmorëve në Trubuhoc dhe në nderim të të rënëve bënë homazhe.
Agjencia në zbatim të mandatit të saj ka përmbyllur projektin “Rregullimi i infrastrukturës së monumentit të dëshmorëve në Trubohoc-Istog”, i cili projekt ka qëllim promovimi të së kaluarës sonë të lavdishme dhe sakrificës së të rënëve për lirinë e popullit tonë.
Puna dhe përkushtimi i agjencisë nuk do të ndalet asnjëherë deri në realizimin e objektivave të cilat lidhen me projektimin, ndërtimin, restaurimin dhe menaxhimin e memorialëve me qëllim të promovimit dhe memorizimit të sakrificës së të rënëve dhe të kaluarën e lavdishme të historisë sonë.